Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak: T’i kthehemi menjëherë dialogut

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas sulmeve të fundit në veri të Kosovës, ku një zyrtar i Policisë mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të lënduar, ka thënë se të gjithë duhet t’i kthehen menjëherë dialogut.

Lajçaku ka dënuar sulmin kundër Policisë së Kosovës, duke thënë se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t'i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar ai në platformën “X”, të njohur si Twitter deri më tani.