Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka takuar komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia. Ai ka thënë se i ka shprehur mirënjohje për punën e bërë në Kosovë.
Lajçak ka shkruar se takimi është zhvilluar në Bruksel dhe sipas tij është e “rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen”.
“Mirëpritëm komandantin gjeneralmajor Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në teren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Welcomed @NATO_KFOR Commander Major General Ristuccia to Brussels today. Important to exchange notes on developments on the ground and share our assessments on potential sources of future tensions. Grateful for KFOR’s vital work in building a secure environment in Kosovo. pic.twitter.com/CPQisgYkth
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 5, 2023
-
Lajçaku takon edhe Ristuccian për të diskutuar mbi situatën në vend
-
Lajçaku takohet me komandantin e KFOR-it, informohet për sigurinë në veri të Kosovës
-
Dialogu Kosovë-Serbi dhe stabiliteti rajonal bën bashkë KFOR-in, EULEX-in e BE-në
-
Lajçak për vizitën në Kosovë: Propozova agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e radhës në Bruksel
-
Lajçaku flet për situatën në Kosovë me komandantin e ardhshëm të KFOR-it