I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Ristuccia, bashkë me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Ata kanë diskutuar rreth situatës së përgjithshme në vend dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetjen e dialogut të ndërmjetësuar mes Prishtinës dhe Beogradit, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Tëitter.
Lajçaku po qëndron të martën në Kosovë, në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të vendit.
Ai ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe më pas edhe kryeministrin Albin Kurti.