Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak nesër viziton Kosovën

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të martën, do të vizitojë Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari politik në Qeverinë Hoti, Xhavit Beqiri.

"Lajçak do të vijë nesër në Kosovë për vizitë dhe do të takohet me kryeministrin Hoti, mirëpo nuk e dijmë orën e saktë por për këtë do të njoftoheni nga zyra e Kryeministrit”, ka thënë ai për KOHËN.

Pak kohë më vonë, Qeveria ka zbuluar agjendën e kryeministrit Hoti dhe takimi me Lajçakun është paraparë të martën në orën 16:30.

Ndërkohë, sot është mbajtur edhe takimi i Këshillit të Bashkimit Evropian ku u diskutua në nivel ekspertësh rreth dialogut Kosovë - Serbi.

Lajçak ka thënë se diskutimi i sotshëm ka konfirmuar se dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Lajçaku të premten në Kosovë Arbëri Lajçaku të premten në Kosovë

Ndërkaq, një ditë më herët, Lajçak ka reaguar lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, çështje kjo e cila u bë shkak për ngecje në dialogun me Serbinë.

“Kur, nëse jo tash? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë ai të dielën në një intervistë për një media të huaj.