I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i zhgënjyer me masat e reciprocitetit, të vëna nga Qeveria në detyrë e Kosovës.
“Veprimet e tilla të njëanshme e cënojnë vazhdimin e dialogut dhe duhet të hiqen menjëherë. Si është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog të zbatojnë dhe respektojnë marrëveshjet e mëparshme”, shkruhet në një postim të tijin në Twitter.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka nisur me zbatimin e reciprocitetit për mallrat serbe. Sipas vendimit të Qeverisë, në raportet tregtare me ndërmarrjet serbe, ndalohet dokumentacioni rreth produkteve bujqësore dhe industriale në të cilin nuk përdoret emri “Republika e Kosovës”, transmeton KOHA.
“Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin 'Republika e Kosovës' në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës”, shkruhet në vendimin e të së shtunës, të Qeverisë.
Disappointed about new reciprocity measures introduced by care-taker government of Kosovo.Such unilateral actions undermine the Dialogue-resumption & should be removed immediately. As consistently said, we expect both parties to the Dialogue to implement & respect past agreements
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 31, 2020
-
Lajçaku thotë se vendimet e Qeverisë së Kosovës ia ndryshuan planet e temat
-
Lajçak: Heqja e reciprocitetit tregon përkushtimin e Kosovës për t’iu kthyer dialogut
-
15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa - Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit
-
Kurti ashpërson reciprocitetin. Thaçi e Lajçak kundërshtojnë. Hoti thotë se do ta heqë
-
Ashpërsimi i masave të reciprocitetit: Thaçi e Lajçak kundërshtojnë e Hoti thotë se do t’i heqë