Prishtinë, 10 janar (KosovaPress) - Në Lagjen e Spitalit në Prishtinë që nga mëngjesi është ndërprerë energjia elektrike shkaku i një defekti në rrjet.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, e ka konfirmuar lajmin për KosovaPressin, ndërsa ka thënë se ekipet janë në terren duke tentuar ta sanojnë problemin.
“Po, në ‘Lagjen e Spitalit’ gjatë ditës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një prishje. Ekipet kujdestare kanë dal në teren dhe janë duke punuar në sanimin e defektit”, ka thënë Buzhala për KosovaPress.
Ndërsa ka bërë të ditur se në pjesët tjera të qytetit gjendja është stabile dhe nuk ka ndërprerje të rrymës.
Artikuj të ngjashëm
-
Disa lagje në kryeqytet pa rrymë, KEDS-i thotë se shkyçja është e domosdoshme për punime
-
Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja
-
Përfshihet nga zjarri ormani i njehsorëve në Lagje të Spitalit, ndërpritet energjia elektrike në atë pjesë
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike