Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur të enjten Fitim Veliun për anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Veliu mori 58 vota nga deputetët, të cilët votuan në mënyrë të fshehtë, ndërkaq kundër kandidati i tij Granit Musliu nuk mori asnjë votë, teksa pesë vota ishin të pavlefshme.
Legjislativi dështoi të zgjedhë një anëtare të KPM-së nga radhët e gjinisë femërore, pasi dy kandidatet Diana Vranoci dhe Arbenita Ahmeti nuk morën votat e nevojshme, dhe rrjedhimisht i tërë procesi u kthye në pikën zero.
Në pikën zero u kthye edhe procesi i zgjedhjes së një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, pasi asnjëri kandidat nuk mori votat e nevojshme.
Në këto votime morën pjesë vetëm deputetët nga mazhoranca, pasi ata nga opozita munguan.
Pas kësaj, kryesuesja e seancës mbylli punimet e seancës së sotme plenare. /KSP
-
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
-
Votohen anëtarët e Bordit të RTK-së
-
Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së, kritikohet LVV-ja për politizim
-
Qendra Evropiane për Liri të Mediave: Aliu e përkrahu VV-në, s’mund të jetë e pavarur
-
Pas procesit jotransparent, Kuvendi pritet ta kompletojë Bordin e KPM-së