Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi sot shqyrton projektligjin për buxhetin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt.

Në mesin e pikave që do të shqyrtohen janë edhe projektligji për buxhetin e Kosovës, si dhe gjendja e mjedisit për vitin 2017.

Këto janë 11 pikat që do të diskutohen:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

Edhe Kuvendi pritet ta shqyrtojë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2025 Arbëri Kuvendi pritet ta shqyrtojë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2025

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

8. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

9. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

Edhe Sot Kuvendi shqyrton në lexim të dytë buxhetin për vitin 2025 Arbëri Sot Kuvendi shqyrton në lexim të dytë buxhetin për vitin 2025

10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.