Kuvendi i Kosovës sot do të shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Seanca ku do të shqyrtohen buxheti pritet të nisë në orën 10:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjektligji për buxhetin e vitit që vjen është miratuar në parim më 11 nëntor. Për të kanë votuar vetëm deputetët e partisë në pushtet.
Gjatë shqyrtimit në parim kryeministri Albin Kurti, ministrat e dikastereve qeveritare e deputetët e Vetëvendosjes kanë lavdëruar buxhetin, projektet që kanë implementuar e ato që planifikojnë, por opozitarët i kanë kritikuan pushtetarët për buxhet jozhvillimor, për mosinvestime kapitale e për manipulim me shifra.