Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi në “pauzë”, ka dy javë që deputetët nuk janë thirrur në mbledhje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, që prej marrjes së mandatit, kanë arritur ta kalojnë vetëm një marrëveshje financiare me BE-në, por asnjë ligj tjetër.

Qysh prej fillimit të këtij muaji, kur u mbajt interpelanca e kryeministrit për “rastin Rikallo” dhe votimi i IPA-s 2016, nuk pati më mbledhje të Kryesisë për të thirrur seancë të re, pavarësisht se faktori ndërkombëtar kërkoi që Kuvendi të jetë prioritet i liderëve, raporton KTV.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se për 4 vjet me radhë, Kuvendi i Kosovës ka pasur vetëm një vit punë efektive.

Ai ka përmendur ngërçin e 2014-ës, kohën e gazit lotsjellës dhe krizën e fundit deri kur u bë Qeveria e re, ndërsa tha se edhe tash angazhimi maksimal është në fushatë.


Valmir Ismaili nga “Demokracia Plus” thotë se ka moskoordinim të punës së Kuvendit. Njëherë thirren seanca urgjente natën, e pastaj ndodhin pauza prej mbi dy javësh.

Edhe Kuvendi në “pauzë”, në mes të sesionit pranveror Arbëri Kuvendi në “pauzë”, në mes të sesionit pranveror

Sipas tij, këto vonesa do të shkaktojnë pasoja të mëdha edhe në përmbushjen e reformës evropiane, disa faza të së cilës tash do të duhej të ishin të përfunduara, siç është auditimi i financave të partive politike.

Sipas Krasniqit e Ismailit, kjo pauzë e punës së Kuvendit do të vazhdojë edhe më tutje kur dihet se shumica e komunave do të shkojnë në balotazh e gara do të jetë edhe më e nxehtë, prandaj, sipas tyre, përqendrimi komplet i klasës politike që janë pjesë e institucioneve do të jetë në garë e jo në Kuvend.