Kuvendi i Kosovës do të mblidhet këtë jave, ku priten të mbahen dy seanca, njëra do të ketë nisma dhe votime, ndërsa tjetra do të jetë solemne me rastin e Çlirimit të Kosovës,.
Pas mbledhjes së Kryesisë, para mediave iu është drejtuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se këtë javë priten një sërë ligjesh.
Ndër to, Osmani përmendi një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila pret që të marrë vota të mjaftueshme.
“Kurse vendimet tjera lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare, që ka një kohë që po presin në Kuvend, për shkak se nuk kanë arritur të kalonin si rrjedhojë e mungesës së një konsensusi. Ka edhe një sërë marrëveshjesh që shpresoj se do të procedohen, që në veçanti është marrëveshja me Bankën Botërore që e ndihmon Kosovën në luftën ndaj pandemisë”, tha Osmani.
“Deputetët kanë kërkuar që të kthehemi në normalitet dhe në radhë të parë iu bëjmë thirrje që të përmbahen distancës në mënyrë që të japim shembull si Kuvend i Kosovës, ashtu siç rekomandohet nga IKSHPK-së”, tha ajo
E sa i përket prezencës së medieve në Kuvend, Osmani tha se kjo gjë është e pamundur, por që tha se do t’iu sigurohet sinjal për të gjithë mediat.
Edhe
Kuvendi nesër me dy seanca, njëra për mandatarin Glauk Konjufca
Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se të njëjtat nisma ligjore që janë iniciuar nga VV-ja janë kundërshtuar nga opozita e atëhershme dhe sot janë pranuar të njëjtat.
“Do të kemi dy seanca gjatë kësaj jave, ku njëra do të ketë nisma dhe votime, kurse tjetra do të jetë solemne me rastin e ditës së Çlirimit të Kosovës. Ajo çfarë u shpërfaq sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ishte qasja jo parimore e shumicës e krijuar ilegjitime në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se të njëjta kanë të bëjnë edhe me pandeminë Covid-19, raporton Ekonomia Online.