Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi në seancë, opozita propozon rezolutë për çmimin e naftës

kuvendi i kosoves - 2 prill

Foto: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet me fillim prej orës 11 për të shqyrtuar një rezolutë lidhur me çmimin e derivateve.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është shtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkrahje të deputetëve të partive të tjera opozitare, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i një rezolute “për rritjen e çmimeve të naftës, mungesës së ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në koston e jetës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit”.

Në arsyetim për thirrjen e kësaj seance, deputetët e opozitës kanë akuzuar institucionet se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët nga shtrenjtimet si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve.

Aty është theksuar se shteti ka mundur të ulë akcizën dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për të ndikuar në frenim të shtrenjtimit. Megjithatë, ky propozim është refuzuar nga zyrtarët qeveritarë.

Në arsyetim deputetët e LDK-së kanë thënë se propozojnë një sërë masash të domosdoshme që sipas tyre Qeveria duhet t’i marrë menjëherë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me përkrahje edhe të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës. Nafta po shtrenjtohet çdo ditë. Çmimet po rriten. Derisa, qytetarët po varfërohen. E Qeveria? Spektatore. Kërkojmë veprime të menjëhershme. Transparencë. Masa konkrete. Qytetarët nuk janë bankomat i Qeverisë!” ka shkruar shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, në Facebook.

Çmimet e naftës kanë mbërritur në rreth 1.8 euro, duke u shtrenjtuar për më shumë se 50 për qind që nga fillimi i marsit. Shtrenjtimi është duke ndodhur në nivel bote, pasi Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve prej Shteteve të Bashkaura të Amerikës dhe Izraelit. Kjo ngushticë shërben si tranzit për 20 për qind të eksporteve të naftës në nivel bote.