Koalicioni qeverisës në Kuvend të Kosovës po vazhdon të ketë probleme me numrat.
Të enjten, përsëri ka dështuar seanca meqenëse LDK-ja e VV-ja po e bojkoton atë, për t’i dëshmuar pushtetin se e ka humbur shumicën, raporton KTV.
Në rend dite, ka qenë gjithashtu debati për dialogun me Serbinë, por me të nisur seanca, dështuan të votoheshin tri projektligje të ndryshme.
Megjithëse, 80 deputetë në sallë, ata të LDK-së e VV-së nuk morën pjesë në votim të projektligjeve.
Këtë, e ka cilësuar bojkot të qëllimshëm kryetari i Kuvendit, duke dhënë pauzë.
Partitë në pushtet kanë akuzuar LDK-në veçanërisht se po pengon marrëveshjet ndërkombëtare.
Por, amendamenti i parë për IPA-në nuk kaloi, pasi mori vetëm 71 vota e për të u deshën 2/3.
Edhe
Për të 28-n herë s’konstituohet legjislatura e nëntë
Kadri Veseli kërkoi pauzë të dytë, duke e mbledhur këtë herë kryesinë për të gjetur zgjidhje.
Por, në mbledhje nuk shkuan as LDK-ja e as Vetëvendosje, por aty ishte partia tjetër opozitare, PSD-ja.
LDK-ja dhe Vetëvendosje janë të bindura se vendi në vjeshtë do t’u nënshtrohet zgjedhjeve, për çka Vetëvendosje ka ftuar deputetët e PSD-së t’i bashkohen këtij bojkoti.
-
PDK-ja kërkon zgjedhje të reja, pushteti insiston se i ka numrat për votimin e ligjeve
-
Pushteti s’e sheh problematik bojkotin, opozita synon shkurtimin e mandatit të Qeverisë
-
Mungesa e kuorumit, pengesë për punën e Kuvendit të Kosovës
-
Mungesa e kuorumit lë Kuvendin me pika të pakryera që nga muaji gusht