E për partinë në pushtet, Vetëvendosje, bojkoti i paralajmëruar nga opozita nuk do të përbëjë pengesë për funksionimin e punës në Kuvendit. Nga ky subjekt thanë se votat e opozitës do t’i lënë peng vetëm marrëveshjet ndërkombëtare. E nga opozita theksuan se veprimet e fundit po ndërmerren me qëllim që të pengohet puna e shumicës parlamentare dhe e Qeverisë, ashtu që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje
Bojkotimi i paralajmëruar nga partitë opozitare i procesit të votimeve në Kuvend, rreth një muaj para përfundimit të sesionit të tij pranveror, nuk është kualifikuar si problematik për partinë që e ka shumicën.
Përfaqësues të subjekteve opozitare dolën me qëndrimin për të mos marrë pjesë në votim, derisa të mos shfuqizohen masat e Bashkimit Evropian të zbatuara ndaj Kosovës shkaku i situatës në veri, si dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
E shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, thotë se përveçse për ratifikim të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë mbetur në procedurë, disa edhe nga marsi, vendimi i opozitës nuk përbën problem në funksionimin e Kuvendit.
“Këto vendime të tyre po vijnë pas përpjekjeve të tëra për dialog. Do të thotë ata po shkojnë prapa në subjektet e tyre, po marrin vendime dhe po vijnë e po i bëjnë publike para opinionit në Kosovë. Me këtë bojkot që ata e kanë paralajmëruar nuk arrijnë të bëjnë asgjë”, tha Kusari-Lila.
E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se vendimet e subjektit të tij kanë për qëllim vetëm shkurtimin e mandatit të Qeverisë aktuale.
“Përkrahja jonë e mëtutjeshme, votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, votimi i ligjeve, çka do të thotë, do të thotë vetëm vazhdim i kësaj anarkie dhe i këtij degradimi. Prandaj, ne si opozitë, sot, detyrë e jona patriotike, kombëtare, është që t’i ndërmarrim të gjitha veprimet që ia shkurtojnë jetën kësaj qeverie dhe që e çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Tahiri.
Edhe
KDI: Të mos paralizohet puna e Kuvendit, e paprecedent që bojkoti shfrytëzohet si politikë nga pushteti
Tahiri bëri të ditur gjithashtu se partia e tij është duke u mobilizuar për të siguruar që mocioni për rrëzimin e Qeverisë, i iniciuar nga AAK-ja të mos dështojë.
E për disa radhë resht, seancat e Kuvendit dhe mbledhjet e Kryesisë kanë dështuar së fundi si pasojë e mungesës së kuorumit.
Mosprania e deputetëve nëpër seancë ka ndikuar në grumbullimin e shumë pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara. Aktualisht Kuvendi ka në procedurë 49 projektligje të papërfunduara, në që të dy leximet.
-
Të enjten seanca e radhës, vazhdim i asaj mbajtur tri javë më parë
-
Opozita nuk i beson Qeverisë për dialogun, insiston në rrëzimin e saj
-
Pushteti zotohet për efikasitet të Kuvendit, opozita thotë se do t'ia pamundësojë punën
-
VV-ja merr meritat për ligjet e kaluara, për dështimet fajëson edhe opozitën