Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kush si votoi për rrëzimin e “Qeverisë Mustafa”

Ka rënë Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Isa Mustafa. Kalimin e mocionit të iniciuar nga opozita e kanë mundësuar votat e PDK-së, raporton KTV.

Nga 117 deputetë sa ishin në sallë në momentin e votimit, 78 prej tyre votuan për, 34 kundër dhe 3 abstenuan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pro rrëzimit të qeverisë ka votuar edhe vet kryetari i PDK-së, njëherësh kryeparlamentari Kadri Veseli. Shumica e deputetëve të PDK-së i janë bindur shefit të kësaj partie që të votojnë për rrëzimin e qeverisë.

Por, kishte edhe të tillë që abstenuan dhe votuan kundër. Ganimete Musliu ka abstenuar, deputetja Labinotë Demi Murtezi ka votuar kundër, kurse deputeti pa grup parlamentar, Blerim Shala, ka abstenuar.

Menjëherë pas rrëzimit të qeverisë, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin, me të cilin e shpërndan edhe Kuvendin. Sipas Ligjit për Zgjedhjet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje nga 30 deri në 45 ditë, më së largu, e që i bie më 11 qershor, eventualisht më 18 të po atij muaji.