Arbëri

Kusari-Lila: Të zbardhen faktet për “Klan Kosovën”, askush s’guxon të cenojë lirinë e medias

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që të zbardhen të gjitha faktet sa i përket çështjes së Klan Kosova dhe pezullimit të licencës.

Ajo ka kërkuar nga pronari i “Klan Kosovës” të dalë me sqarime në lidhje me këtë çështje. Para mediave, ajo deklaroi të hënën se ky medium nuk i ka plotësuar të gjithë dokumentet e nevojshme dhe se sipas saj Kosova vazhdon të paraqitet si pjesë e Serbisë.

“AGK-ja i prezanton gazetarët.. Në situatën aktuale unë mendoj qe është shumë e dobishme për të gjithë në Kosovë zbardhja e të gjitha fakteve. Është shumë me rëndësi të dihet që pse shtetas të Kosovës nisen për në Serbi marrin shtetësinë atje për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut e për të ardhur në Kosovë me ble një biznes”, shtoi ajo.

Deputetja e partisë në pushtet theksoi se askush nuk guxon me asgjë të cenoj lirinë e medias.