Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve e më pas edhe zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.
Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, është pyetur nga myftiu Tërnava nëse “pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ndërkohë tha se pas certifikimit të rezultateve do të jetë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti, raportoi KSP.
Ndërkohë, nisi e qeshura kur Tërnava i ka Kurtit që kur ta bëjnë deputetët betimin vetëm u ecë rroga dhe ai iu përgjigj: “Duket se po”.
Kurti në BIK: Nderojmë 37 dëshmorët që vijnë nga imamët e Kosovës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin...-
Kurti: Synojmë konstituim të suksesshëm të Kuvendit dhe formim të qeverisë së re
-
Kurti: Zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe formimi i Qeverisë në të njëjtën ditë
-
Tahiri: Objektivi i Kurtit është të ketë zgjedhje të reja më 27 dhjetor
-
Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
-
Kurti: Nuk besoj se duhet t’i shpallim të përfunduara përpjekjet për marrëveshje