Kryeministri Albin Kurti në Barcelonë ka deklaruar të premten se vonesat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian krijojnë hapësira për ndikime të jashtme dhe rreziqe gjeopolitike.
Kurti ka thënë se për Evropën me rëndësi në momentet aktuale janë uniteti, qartësia dhe vendimmarrja e guximshme.
“Si kryeministër i një vendi nga Ballkani Perëndimor siç është Republika e Kosovës, ndava bindjen se rajoni ynë nuk duhet të shihet si periferi e Evropës, por si pjesë integrale e saj, historikisht, kulturalisht dhe politikisht. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm aspiratë, por nevojë për demokraci më të fortë, zhvillim ekonomik dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin dhe vetë kontinentin. Përgjatë diskutimit gjithashtu theksova se vonesat në procesin e integrimit krijojnë hapësirë për ndikime të jashtme dhe rreziqe gjeopolitike, prandaj duhet një qasje më e vendosur dhe më e shpejtë ndaj zgjerimit të BE-së. Në këtë kuptim, vizioni dhe pragmatizmi sot nënkuptojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor si pjesë e projektit evropian”, ka shkruar Kurti për fjalimin e tij në panelin me temë diskutimi “Ku përfundon Evropa - vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike” në konferencën e së majtës evropiane “Global Progressive Mobilisation”.
Kurti në fjalim ka thënë se duhet të bëhen reforma për progres dhe duhet bashkim sa më i madh për të qenë të sigurt.
“Evropa fillon në shtëpi dhe përfundon në vijat e frontit të solidaritetit, në Ukrainë, në Moldavi, në Gjeorgji dhe kudo ku mbrohen vlerat demokratike. Është detyrë e neve të gjithëve të jemi të zgjuar dhe të veprojmë në përputhje me këtë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Kurti lavdërohet për tërheqje të investimeve. OEK: Asnjë kompani serioze s’investoi viteve të fundit
-
Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja