Kryeministri, Albin Kurti, të hënën ka vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ku është pritur nga kryeshefi ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.
Sipas një njoftimi të Qeverisë për këtë vizitë në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e trajtimit efikas të ankesave të qytetarëve.
“Në mesin e temave të diskutuara ishin dhe rëndësia e trajtimit efikas të rasteve të raportuara nga qytetarët, ruajtja e të dhënave të raportuesve si dhe trajtimi i paanshëm dhe profesional i rasteve të pranuara”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim Kurti ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ndërkohë sipas njoftimit të IPK-së për këtë takim Hodaj e ka informuar Kurtin për punën këtij institucioni.
-
Qeveria kërkon forcimin e bashkëpunimit me komunat për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve
-
Kurti: Besimi në Policinë, është dëshmi e llogaridhënies
-
Kurti lavdëron IPK-në: Mandati i tij është i qartë dhe i pakompromis ku cenohet integriteti
-
Kurti: AKI-ja po kontribuon edhe në sigurinë rajonale e më gjerë
-
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë mbi situatën e sigurisë