Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar në kryeqytetin e Francës, Paris, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka udhëtuar me ftesë të presidentit Emmanuel Macron dhe do të zhvillojë edhe takime bilaterale.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron. Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors. Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
-
Kurti pritet nga Macroni në pallatin presidencial
-
Kurti: Mbështetja e Francës e rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE dhe BE
-
Kurti në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
-
Kurti e Macroni flasin për sigurinë e Kosovës
-
Kurti në Francë për takim me Macronin