Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pritur në pallatin presidencial nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai ka ndarë disa fotografi duke iu bashkuar darkës solmene e cila mbahet në kuadër të Forumit të Paqes.
“Mysafirë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin ikonik presidencial Élysée, për darkën solemne të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar në Facebook Kurti.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke qëndruar në Paris, ku do të marrë pjesë në një diskutim në kuadër të Forumit të Paqes.
Para nisjes së punimeve të këtij mekanizmi, Kurti ka qenë i ftuar në një darkë të shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit, e ku e ka shprehur rëndësinë që e mbart për Evropën anëtarësimi i Kosovës dhe i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe në NATO.
-
Kurti udhëton në Paris, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes
-
Kurti për takimin me Macronin: Fokus ishte roli i NATO-s në Kosovë e raportet me Serbinë
-
Kurti e Macroni flasin për sigurinë e Kosovës
-
Kurti në Francë për takim me Macronin
-
Kurti në Paris: Anëtarësimi i Ballkanit në BE e NATO, në interes të Evropës