Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të shkojë në Bruksel për takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian, në një vizitë dyditore.
Kurti pritet të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Vizita e parë e Kurtit si kryeministër, në Bruksel, vjen pak pasi aty takime mbajti presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Bashkë me Kurtin në Bruksel do të shkojnë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.