(Ekonomia Online) – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të jetë në Bruksel ku do të ketë një vizitë dyditore. Vizitën e Kurtit e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për Ekonomia Online, i cili ka treguar se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefim e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
“Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj për vizitën e kryeministrit në Bruksel. Ai do të udhëtoj të martën dhe do të ketë një vizitë dyditore. Do të ketë takime të rëndësishme. Me presidentin e PE-së dhe KE-së, me shefin e diplomacisë evropiane Borrell dhe komisonerë të tjerë. Ai do të takojë edhe kryeministrin e Belgjikës. Kurti do të jetë bashkë me ministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla”, tha Kryeziu.
I pyetur për vizitën e Kurtit dhe votimin në Shqipëri, Kryeziu ka thënë se kryeministri e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për votuar, raporton EO.
“Për kryeministrin Kurti Shqipëria ka një vend të veçantë. Kritika për të më shumë ka të bëjë me bindjet e tij sesa me veprimin e tij sepse edhe shumë qytetarët e tjerë u bënë pjesë e votimit atje”, ka shtuar ai.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Kos nesër në Prishtinë, takohet me Kurtin
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn