Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë

Sipas një komunikate për media, në ditën e parë të simpoziumit, Kurti diskutoi në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë: Strategjia e re për shtyrjen përpara të hyrjes në BE të Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”.

Në diskutimin e tij, Kurti ka theksuar të arriturat në vitin e parë të qeverisjes, përmirësimin e indikatorëve ekonomikë dhe demokratikë, si rezultat i stabilitetit institucional.

Ai tha se Kosova është storie e dyfishtë suksesi. Në njërën anë është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, për të ndalur gjenocidin serb të regjimit të Millosheviqit, ndërsa në anën tjetër, sipas tij, është storie suksesi e kombinimit të rritjes ekonomike me demokracinë kualitative.

Sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, Kurti shprehu besimin që rruga më e mirë përpara është me Procesin e Berlinit, pas fillimit të ri të nisur nga kancelari Scholz. Ky Proces i Berlinit 2.0, siç e quajti Kurti, do të sillte tregun e përbashkët rajonal dhe BE-në si vlerë dhe mekanizëm brenda të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kur them vlera europiane mendoj sundim i ligjit, të drejtat e njeriut, të drejtat qytetare, ballafaqimi me të kaluarën, demokratizimi, liria e mediave, të drejtat e minoriteteve”, ka thënë ai.

Edhe Kurti në Forumin e Paqes: Kosova është histori e dyfishtë suksesi Arbëri Kurti në Forumin e Paqes: Kosova është histori e dyfishtë suksesi

Për invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, Kurti ka thënë se është detyrë urgjente për BE-në, duke shtuar se beson që përveç shfaqjes së empatisë, simpatisë dhe solidaritetit ndaj popullit të Ukrainës dhe përpjekjeve të tyre për çlirim, duhet të bëjnë gjithë atë që mundemi t’ju ndihmojmë atyre që ta çlirojnë veten.

Kryeministri Kurti theksoi se BE-ja dhe NATO-ja duhet të bashkëpunojnë më shumë sepse siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë.