Me rastin e 38-vjetorit të rënies në demonstratat e vitit 1981 të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, tek pllaka përkujtimore janë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se sot po bëjnë homazhe tek kjo pllakë përkujtimore për të nderuar këta dy dëshmorë që kishin vetëdije të lartë që në atë kohë kërkonin liri, pavarësi e kushtetutë, transmeton KsP.
Kurti duke folur për te pagjeturit tha se faktori ndërkombëtar duhet ti bëjë më shumë presion Beogradit për tu zbardhur fati i mbi 1500 të pagjeturve në Kosovë.
Me dhimbje të madhe humbjen e vëllait të saj e kujton edhe motra e Naser Hajrizit, Sadija e cila tha se deri diku janë të kënaqur me punën që po bëhet për shtetndërtimin dhe familjet e dëshmorëve.
Kurse, Metije Pireva motra e të ndjerit Asllanit, pati pakënaqësi lidhur me atë se çfarë ka arritur deri më sot Kosova. Sipas saj, fjala liri nuk përkon me realitetin aktual të vendit.
-
Përkujtohen dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
-
Shënohet Dita e të zhdukurve, Kurti bën thirrje për trysni ndërkombëtare mbi Serbinë
-
Osmani: Udhërrëfyes e kemi sakrificën e dëshmorëve
-
Kurti bën homazhe te varri i Bahri Fazliut