Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti pritet në zyrë nga këta aktivistë të VV-së

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili sot është liruar nga paraburgimi nga burgu i Lipjanit ka shkuar drejt në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Arbëria, raporton KP.

Në selinë e kësaj partie ai është pritur nga deputeti Sami Kurteshi, si dhe nga Shemsi Syla, Erzen Vraniqi, babai i Arbnor dhe Astrit Deharit, etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast prezent nuk ishin kryetari Visar Ymeri e as kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Pas arrestimit të Kurtit para Kuvendit të Kosovës në Vetëvendosje kanë shpërthyer një skandal ku deputetja Aida Dërguti ka fyer Kurtin në një bisedë në Viber.

Pas kësaj në mbrojtje të Aidës ka dalë kryetari Ymeri, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë tjerë.

Image