Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e Masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, ka përkujtuar 21 personat e vrarë.
Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kurti bëri homazhe dhe kujtoi luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilë e rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.
Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, ai kujtoi katër katër dëshmorët e familjes Lleshi.
“Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit”, thuhet në njoftim.
Kurti kujtoi edhe dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala duke vendosur lule te ura e Bishtazhinit, ndërsa në Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë më 28 janar 1999.
-
Osmani në 26-vjetorin e Masakrës në Rogovë: Përherë do të nderohen dëshmorët e UÇK-së dhe martirët
-
Kurti: Kosova s’i fal krimet e kryera nga Serbia
-
Haradinaj përkujton të rënët në Rogovë të Hasit: Rënia e tyre u bë frymëzim për ne
-
Kurti e Gjini nderojnë katër dëshmorët e familjes Lleshi në Vraniq të Gjakovës
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në fshatra të Drenicës: Dëshmi e krimeve serbe