Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kurti ka thënë se Vetëvendosja është e gatshme për zgjedhje të reja, porse opozita duhet të bëhet gati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka folur në panairin e 23-të EXPOKOS.
"Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati", tha Kurti të mërkurën.
I pyetur nga gazetarët pse së fundmi po flet për zgjedhjet, Kurti ka thënë se në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka qenë shumë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative.
“Për mua ka qenë shumë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, pasi kanë mbetur shumë marrëveshje ndërkombëtare pa u votuar”, ka thënë kryeministri.
Kurti së fundmi u takua me kryetarin e PDK-së me të cilin diskutoi edhe për zgjedhjet. Ka thënë se të gjitha partitë duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Teksa PDK-ja është shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit.