Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje parlamentare kur të dojë opozita. E menjëherë, kryetari i partisë më të madhe opozitare, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike, i ka bërë thirrje që të shkohet menjëherë në zgjedhjet e parakohshme.
“Unë po them që shkojmë në zgjedhje kur të dojë opozita. Ne e ndihmojmë nëse dëshiron që të shkojë në zgjedhje, pa problem”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin publik të enjten në mbrëmje.
E menjëherë ka reaguar Krasniqi që ka thënë se ka bërë thirrje për shpërndarje të kuvendit qysh nga korriku i vitit të shkuar.
“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë - nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin!” ka shkruar Krasniqi në Facebook.
-
Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm
-
Kurti: Shkojmë në zgjedhje kurdo që dëshiron opozita
-
Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta
-
Kurti paralajmëron dy palë zgjedhje të parakohshme deri në pranverë
-
Kurti edhe 10 ditë kohë ta bëjë shumicën, PDK-ja e bindur që vendi shkon në zgjedhje