Vit të kthesës drejt zhvillimit e ka cilësuar vitin e parë të qeverisjes së tij, kryeministri Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti në vitin e dytë. Në adresimin para mbledhjes, Kurti ka thënë viti i parë i qeverisjes së tij është përshkruar me navigim në kriza botërore, duke përmendur pandeminë e COVID-19 e krizën energjetike.
Sipas Kurtit, Qeveria e udhëhequr prej tij, në vitin e parë ka bërë planifikime dhjetëvjeçare nëpërmjet aprovimit të strategjive të ndryshme. Ka numëruar ato që i ka cilësuar reforma të përgjithshme në secilën fushë.
365 ditët e para të qeverisjes, Kurti i ka cilësuar si ditë të vitit të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve. Ai ka thënë se ka pasur bruto produkti vendor prej më shumë se 10 për qind e se janë krijuar mbi 25 mijë vende të reja pune.
Kurti ka thënë se në 67 mbledhje janë marrë 581 vendime. Është lavdëruar për procesin e vaksinimit, për reforma në drejtësi e kursime dhe mirëmenaxhim.
Sipas tij, viti i parë i Qeverisë Kurti mund të cilësohet edhe si vit i departizimit të bordeve e si vit i investimit në arsim. Kurti ka thënë se është bërë edhe reformë në diplomaci.
Në mbledhje, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’u ofrojë mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme gazetarëve ukrainas, përfshirë anëtarët e familjes së ngushtë.
-
Kurti në dy vjet mandat si kryeministër numëron “pengesat” dhe “sukseset”
-
Kurti për vitin 2022: Vit i arritjes, zhvillimit dhe përmirësimit – por edhe sfidave
-
Kurti: Kosova s’ka pasur qeverisje më të mirë, por na mbetet shumë për të bërë
-
Kurti lavdërohet për një vit e gjysmë qeverisjeje
-
Kurti: Kemi bërë progres të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik