Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti për vitin 2022: Vit i arritjes, zhvillimit dhe përmirësimit – por edhe sfidave

Vit të arritjes, zhvillimit dhe përmirësimit, por edhe të sfidave e ka cilësuar vitin 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, ai ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij, duke thënë se Raporti i Vendit, nga Bashkimi Evropian, ka qenë ndër më të mirët për Kosovën.

Si sfidë, Kurti ka përmendur pandeminë, por që ka thënë se qytetarët me vaksinim masiv bënë që të menaxhohej mirë.

Kurti ka thënë po ashtu se Kosova është përballur edhe me krizë energjetike e inflacionin.

Ka përmendur ndarjen e mbi 100 milionë eurove nga “pakoja e ringjalljes” e mbi 150 milionë të tjerë nga “pakoja e përballjes së inflacionit”.

Edhe Kurti: Kritikat për buxhetin do të trajtohen me rastin e rishikimit Arbëri Kurti: Kritikat për buxhetin do të trajtohen me rastin e rishikimit

Kurti është lavdëruar për rritje të të hyrave nga Dogana e Administrata Tatimore e Kosovës.


Në mbledhjen e së mërkurës, kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për arsimin e lartë dhe atë për të drejtat e autorit. Miratim ka marrë edhe rregullorja për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil e projektudhëzimi për mënyrat dhe procedurat e shitjes dhe qiradhënies së pasurisë së konfiskuar apo sekuestruar. Është vendosur të ndahen mjete edhe për pranim të pesë gazetarëve nga Afganistani, ndërsa është miratuar edhe propozimvendimi për themelim të një ndërmarrjeje publike në Pejë.