Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është kryetar i ndonjë komisioni disiplinor e aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër, duke iu përgjigjur pyetjes për deklaratën e deputetit Fatos Geci gjatë seancës së djeshme parlamentare që i uroi burgim të përjetshëm ish-presidentit Hashim Thaçi për gjykimin në Hagë.
Duke folur nga Klinika e Kardiologjisë të mërkurën, Kurti rikujtoi qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si “gjykatë jonormale dhe jo transparente”. Ai shtoi se janë të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, të udhëhequr nga UÇK, si dhe për pafajësinë e krerëve që po mbahen në Hagë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti gjithashtu theksoi se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte ndërhyrë duke ia tërhequr vërejtjen dhe ndërprerë fjalën Gecit gjatë deklarimeve të tij.
“Jam vetëm kryetar dhe vetëm kryeministër, nuk jam edhe najfarë kryetari i ndonjë komisioni disiplinor, aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër”, u shpreh Kurti, duke e cilësuar Gecin si pjesë të Partisë Guxo.
Një ditë më parë, Geci kishte deklaruar se Hashim Thaçi do të përballet me të njëjtin fat si Naim Murseli, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Nga kjo deklaratë u distancuan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
LEXO EDHE: