Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth aksidentit të ministres së Ekonomisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Ai ka thënë se në rrugë nuk ka pasur shenja të frenimit, gjë që sipas tij kuptohet se nuk ka pasur as shpejtësi më tepër se ç ‘duhet.
Kurti ka thënë se shpreh keqardhje për aksidentin që është lënduar fëmija.
“Unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka thënë Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me çka kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se ç’duhet. Policia e ka rastin dhe kamerat e marketit janë aty”, ka thënë ai.
Ministrja Hajdari shkaktoi aksident me veturë të dielën. Ajo tha se fëmija “u përplas me veturën e saj”.
Ndërkaq sa i përket çështjes së kërcënimit nga BIA serbe ndaj senatorit Dick Marty, Kurti ka thënë se shteti i Kosovës e ka ditur gjithmonë se kush është Serbia.
Edhe
Mbrojtja e së miturës: Vetura e Hajdarit s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit
Ai shpreson që Quinti dhe BE-ja ta ngrehin këtë çështje për diskutim.
Kurti ka thënë se shërbimi sekret serb në vitet e 80-90 ka vrarë shumë patriotë dhe mënyra se si ka vepruar BIA ndaj Ballkanit Perëndimor, është e tmerrshme.
-
Aktakuza ndaj ministers Hajdari, Çitaku: Asgjë nuk ka ndodhur pa aprovimin e Albin Kurtit
-
Shpërthimi i veturës së u.d. të drejtorit së QKUK-së, Kurti: Sa më parë të zbardhet rasti
-
Kurti për aksidentin me viktima në Skenderaj: Shumë shpejt do të kemi pasqyrë më të plotë mbi rastin
-
Kurti: Serbia përdori përdhunimin për të lënë pasoja të përhershme