Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë, krahas kryeministrave e ministrave të vendeve të ndryshme, ka bërë të ditur të enjten Qeveria e Kosovës.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, Kurti po merr pjesë në këtë tryezë me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Tryeza, e 25-ta me radhë, organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist”.

“Me temën ‘Nga distancimi social te solidariteti social’, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta”, thuhet në njoftim të Qeverisë.