Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti merr pjesë në “Paradën e Krenarisë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” të komunitetit LGBTI.

Bashkë me Kurtin janë parë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Motoja e sivjetshme e paradës është “T’du qashtu qysh je”.

Ajo po mbahet në sheshet e Prishtinës.