Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti me akuza ndaj Kushtetueses: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (FOTO: ARKIV)

Albin Kurti ka  thënë se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.

Ka thënë se meqë tash u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarët, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe.

Ai ka thënë se kjo “është ngjashëm sikur Arben Vitia të lëshojë vendim mjekësor që ata shtatë gjyqtarë të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së tyre të rënduar”.

“Nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. Një muaj e gjysmë vonuan për ta trajtuar ankesën e AAK-së e po aq ankesat e LDK-së e PDK-së. Opozita orë e çast i drejtohej Kushtetueses. A e dini pse, sepse pesë nga shtatë gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur në 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese ka penguar punët e mira të Qeverisë.

Edhe Kushtetuesja cak i sulmeve të Kurtit Arbëri 10 muaj më parë Kushtetuesja cak i sulmeve të Kurtit

Kurti ka thënë se në tetë raste, me vendimet e Kushtetueses janë penguar nismat reformuese të Qeverisë duke u shpallur si antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese e imja si kryeministër", ka thënë ai.

Kurti ka thënë se duhet pasur kujdes edhe “nga adresat nga po informohemi”.

“Nëse ata që kanë për detyrë të informojnë nuk kanë filtra ndaj këtyre lajmeve dhe nuk i bëjnë me qëllim, duhet ne si aktivistë dhe qytetarë të kemi filtrat tonë ndaj këtyre lajmeve dezinformuese”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për Serbinë, duke thënë se për këto vite ia kanë shpërfaqur fytyrën e vërtetë Aleksandar Vuçiqit.

Edhe Kurti e Konjufca sulmojnë Kushtetuesen, opozita Vetëvendosjen LAJMET E MBRËMJES 10 muaj më parë Kurti e Konjufca sulmojnë Kushtetuesen, opozita Vetëvendosjen

Sipas tij, protestat po ia organizon populli dhe jo kryeministri i Kosovës.

 

Lexo përditësimet tjera
kurti

Kurti rizgjidhet mandatar i Qeverisë nga VV-ja

Albin Kurti është votuar unanimisht për kryeministër në Qeverinë e Kosovës, në Këshillin e Përgjithshëm të...