Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti mburret me raportin e Bankës Botërore, i reagon Hoti

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar të dielën një raport të Bankës Botërore lidhur me strategjinë e re të grupit të saj në Kosovë, e cila mbështet konkurrencën për krijimin e vendeve të punës dhe standardet e jetesës.

Në shkrimin e tij, Kurti ka thënë se Banka Botërore e ka lavdëruar Kosovën në këtë raport të publikuar më 9 maj, duke thënë se janë rritur të hyrat për kokë banori për afër 50 për qind dhe është zvogëluar niveli i varfërisë për 35 për qind krahasuar me 10 vjet më parë.

“Lavdërime të mëdha për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë. Sipas institucionit, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të hyrat për kokë banori për afro 50 për qind dhe ka zvogëluar nivelin e varfërisë për 35 për qind, ‘duke tejkaluar vendet homologe me të ardhme të ngjashme për kokë banori’”, ka shkruar Kurti në Twitter duke shpërndarë raportimin e Bankës Botërore.

 

Pas këtij shkrimi, ka reaguar ish-kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka thënë se ndryshimin përgjatë vjetëve “majtistët në pushtet”, tani po e pranojnë.

Edhe BB-ja parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në Kosovë LAJMET E MBRËMJES BB-ja parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në Kosovë

“Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet. Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’ e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit. Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, ka shkruar Hoti në Facebook.