Kryeministri Albin Kurti ka thënë se lirimi i ambasadorëve nga detyra është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kurti ka shkruar se me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla- Schëarz, presidenten Vjosa Osmanin dhe Komisionin për Punë të Jashtme, do t’i fillojnë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet diplomatike, ku sipas tij, numrin më të madh do ta përbëjnë ata të karrierës.
“Ky propozim i Zëvendëskryeministres Gërvalla, i dekretuar nga Presidentja, znj. Vjosa Osmani, është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme e Diasporës. Këtë reformë ne e kemi nisur edhe gjatë Qeverisë sonë të parë të pranverës 2020, dhe e kemi paralajmëruar në zotimet tona elektorale dhe programin tonë qeverisës. Ambasadorët e liruar kanë dhënë kontributin e tyre për vendin, për çka i falënderojmë. Por, qeverisjet e kaluara kanë mbingarkuar Shërbimin e Jashtëm me diplomatë politikë, duke e kaluar kështu kuotën e paraparë ligjore. Prandaj, ky hap është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster”, ka shkruar Kurti.
-
17 ambasada pa shefa misionesh, rrugë e gjatë deri në emërimin e të rinjve
-
Gërvalla: Tërheqjet e ambasadorëve, një hap drejt reformimit të shërbimit diplomatik
-
Kurti: Përpjekjet e Serbisë për minim të sovranitetit të Kosovës, kërcënim serioz
-
Kurti – ambasadorëve të QUINT-it: E nevojshme që BE-ja të heqë sa më shpejt masat
-
Kurti mburret me politikën e jashtme, vazhdon t'i marrë meritat për liberalizim të vizave