Arbëri

Shkarkohen të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht

Foto: Koha / ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë vendim të lirojë të gjithë të emëruarit politikë, mes tyre edhe 12 ambasadorë, ka mësuar KOHA.

Ndërkohë, Kreshnik Ahmeti, zv.ministër në MPJ, ka konfirmuar propozimin për lirim nga detyra të ambasadorëve të emëruar politikisht.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.