Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë ambasadorëve të shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë) dhe shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë që është e nevojshme që BE-ja t’i heqë sa më shpejt masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti u ka thënë ambasadorëve se arsyet për të cilat janë vendosur masat ndëshkuese kanë pushuar në shtator të vitit të kaluar “kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës”.
Në komunikatë bëhet e ditur se qëllimi i takimit ishte “informimi dhe koordinimi për temat aktuale”.
“Fillimisht u diskutua mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryeministri Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe i informoi ata mbi hapat që po ndërmerr vendi ynë në këtë proces, duke i adresuar rekomandimet nga Raporti i Juristëve Eminent. Kryeministri deklaroi se presim avancim në procesin e anëtarësimit, si domosdoshmëri për forcimin e mëtutjeshëm të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Kurti takon QUINT-in: Kosova i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës
-
Kurti i kërkon Sorensenit heqjen e masave, thekson rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazë
-
Edhe Kurti kërkon largimin e masave