Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti kërkon hetime të shpenzimeve për lobimet në Interpol

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka komentuar zhvillimet e fundit për dështimin e Kosovës që të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare për siguri Interpol.

Ai në lidhje me këtë ka fajësuar drejtues të institucioneve të Kosovës, duke thënë se qasja e tyre për lobim ka qenë e gabuar.

Madje, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojë të gjeturat e komisioneve hetimore parlamentare për shpenzimet e lobimit për anëtarësim në Interpol.

“Tashmë ekziston një komision hetimor parlamentar nga Kuvendi i Republikës për shpenzimet e më hershme të lobimit. Unë besoj që nga të gjeturat e këtij komisioni, të veprojë edhe prokuroria, sepse të gjeturat e komisioneve hetimore parlamentare zakonisht përmbajnë edhe elemente të veprave penale, të cilat duhet t’i trajtojë Prokuroria e Shtetit. Por, besoj që qasja e tyre për lobim ka qenë e gabuar, sepse është një qasje e reklamës dhe tregtisë, në vend që të jetë e argumenteve faktike e historike për krimet dhe dëmet e Serbisë”, theksoi Kurti.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës për dështimin e anëtarësimit në Interpol po fajësojnë vetëm Serbinë, në mënyrë që të shfajësojnë veten, transmeton Kosovapress.

Edhe Haradinaj premton transparencë për 1.2 milionë eurot për lobimin në Interpol Arbëri Haradinaj premton transparencë për 1.2 milionë eurot për lobimin në Interpol

Kurti shtoi se nuk ka kurrfarë kuptimi të lobohet për Kosovën, duke e harruar të kaluarën, pasi sipas tij, ‘krim mbi krimet është harrimi i krimeve’.

Kosova dje nuk mori dy të tretat e votave të nevojshme për anëtarësim në Interpol, gjë të cilën Serbia e quajti si fitore të saj.