Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj premton transparencë për 1.2 milionë eurot për lobimin në Interpol

Fondet e një numri institucionesh ishin tkurrur nga qeveria për t’i mbledhur 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, raporton KTV.

Këto mjete, sipas një përgjigjeje nga Ministria e Punëve të Brendshme, ishin menaxhuar nga Zyra e Kryeministrit.

I pyetur nëse dihet se ku kanë përfunduar këto mjete, Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se do të jenë transparentë aty ku munden.

Derisa, Këshilltari i Haradinajt, Haki Shatri, i ka thënë Evropës së Lirë se ende delegacionet nuk janë kthyer nga Dubai dhe se procedura mbetet e hapur, pra, rrjedhimisht, ende nuk kanë një raport se për çfarë është shpenzuar.

E, përderisa një komision parlamentar tashmë është duke hetuar shpenzimet për lobim të Qeverisë e Presidencës, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e sheh të udhës krijimin e një komisioni tjetër, derisa e ka quajtur të gabuar edhe qasjen e qeverisë.

Edhe Miliona euro të shpenzuara huq në lobim për dështim në Interpol Arbëri Miliona euro të shpenzuara huq në lobim për dështim në Interpol

Gjatë periudhës para punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, institucionet e shtetit nuk kanë bërë publike asnjë nga aktivitetet e tyre që lidheshin me lobimin për anëtarësim në Interpol, me gjithë interesimin e medieve.

Përndryshe, Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë, është në përfundim e sipër të punës, derisa pritet që muajin e ardhshëm të dorëzohet në Kuvend.