Është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kërkesat e përcaktuara nga Bashkimi Evropian do të trajtohen me seriozitet nga ana e Qeverisë.
“Kërkesat dhe kriteret që dalin nga procesi i integrimit në BE-në për vendin tonë në kuptimin e standardeve që duhen arritur, do të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe përkushtim. Në aspiratat tona shtetërore për të qenë një shtet i zhvilluar me ekonomi të qëndrueshme dhe vend demokratik ku sundon ligji dhe drejtësia, standardet e BE-së duhet të jenë udhërrëfyes. Prandaj, agjendën e integrimit evropian duhet ta shohim si agjendë integruese të agjendës qeveritare dhe shtetërore”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se është përgjegjësi e Kosovës të përmbushë kriteret dhe standardet që kërkohen, ndërsa shtoi se do të kërkojë përgjegjësi nga ministrat për reformat konkrete që kërkohen të zbatohen.
“Një nga përfitimet direkte të qenit në proces të integrimit në BE është skanimi dhe pasqyrimi i punës që na bëhet në BE në secilën fushë. Kjo e lehtëson shumë punën tonë dhe timen sepse e kam më të lehtë të shikoj procesin dhe të kërkoj përgjegjësi nga ju aty ku ka dështime dhe vonesa. Do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete që duhet të ndiqen e zbatohen dhe të gjithë zyrtarët publikë për përgjegjësitë e secilit. Agjenda e Integrimit Evropian duhet të jetë e mishëruar nëpër planet e punës nëpër institucionet e punës”, ka thënë ai.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Kurti takon QUINT-in: Kosova i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës