Kryeministri Albin Kurti bashkë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves dhe përfaqësuesit e Ambasadës në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”, kanë theksuar suksesin e projektit të rekrutimit në Kosovë.
Kurti ka thënë se ende është një rrugë e gjatë për të ndërtuar një sistem rekrutimi bazuar në meritokraci në sektorin publik.
Ai shtoi se rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, i bazuar në meritë dhe profesional është thelbësor për të ardhmen e Kosovës.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, Kurti nënvizoi dhe rëndësinë e eliminimit të hendekut gjinor, e ku 40% e profesionistëve të emëruar janë gra, duke e vlerësuar këtë si një prioritet të lartë për qeverinë.
“Një nga arritjet më të mëdha që nga viti 2021 është se 40% e profesionistëve të emëruar janë gra, duke ndihmuar në eliminimin e hendekut gjinor dhe thyerjen e tavanit e xhamit për gratë—një prioritet i lartë ky për qeverinë tonë. Projekti ka gjeneruar gjithashtu metoda të shumta për të kultivuar një kulturë respekti për aftësinë dhe ekselencën brenda institucioneve tona. Një shembull kryesor është "Harta e Procesit," një manual gjithëpërfshirës që përshkruan praktikat më të mira të rekrutimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret tona”, tha Kurti.
-
Kurti: Vendi avancon në arenën ndërkombëtare duke krijuar partneritete
-
Kurti do proces meritor integrimi, Kos pret rezultate në dialogun me Serbinë
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: Mandati i ardhshëm, hapja e negociatave për anëtarësim në BE
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën