Prishtinë, 31 janar (KosovaPress) - Kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.
Ai për KosovaPress ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.
"Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare më 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite", ka deklaruar Kurti.
Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë.
-
VV-ja me fitore rekorde, por Kurti s’përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja
-
Kurti mbyll fushatën: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit
-
VV-ja publikon listën me të cilën garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
Kurti edhe 10 ditë kohë ta bëjë shumicën, PDK-ja e bindur që vendi shkon në zgjedhje
-
Kronika Zgjedhore/ Vetëvendosje kërkon mbi 51 për qind të votave