Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë sërish thirrje faktorit ndërkombëtar ta dënojë Serbinë për rrëmbimin e tre policëve kufitarë.
Ai në një takim me një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, i ka njoftuar ata me zhvillimet e fundit.
Për sa i përket situatës në veri, Kurti ka thënë se ajo është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila sipas tij, “të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës”.
Kurti në takim me këtë delegacion njoftohet se ka ndarë dëshmitë që tregojnë sipas tij, shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, të bëra publike në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.
Ai i kërkoi këtij delegacioni të bëjë thirrje për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve nga Kosova.
-
Kurti në takim me Sarrazinin kërkon që Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht
-
Kurti: Ndërkombëtarët të jenë të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit kundër integrimit të serbëve
-
Meritat për lirimin e policëve i atribuohen angazhimit të faktorit ndërkombëtar
-
Kurti: Përkundër gëzimit, shkelja e rëndë e Serbisë duhet qortuar
-
Kurti: Policia s’mund të tërhiqet pa u tërhequr ekstremistët