Vulë finale të asaj që të gjithë mbështetësit e drejtësisë e dinin, e ka quajtur kryeministri Albin Kurti vendimin e para 13 vjetësh të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
“Në këtë ditë më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë vulë finale asaj që të gjithë mbështetësit e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë e dinin gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Kurti në Twitter.
On this day in 2010, the International Court of Justice (@CIJ_ICJ) - the highest UN court - decided that Kosova's declaration of independence was in accordance with international law, giving a final stamp to what those supporting human rights and justice knew all along.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2023
Më 22 korrik 2010, GJND-ja pati konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje.
Më herët gjatë ditës, në 13-vjetorin e këtij vendimi, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mbetet thirrje që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm.
-
“Vula” që s’ia ofroi konsolidimin ndërkombëtar Kosovës
-
Përvjetori i opinionit të GJND-së për pavarësinë, kujtohet si gurthemel i shtetësisë së Kosovës
-
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Hasani: Kurti dëshiron të bëjë republikën e tretë