Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur kualifikimin e hendbollisteve të Kosovës U18 në botërorin që do të mbahet në muajin gusht në Kinë.
Ai në një postim në Instagram ka thënë të dielën se me këtë vashat kosovare arritën një sukses historik.
“Kosova në botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e botërorit”, ka shkruar Kurti.
Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e ka mposhtur Nigerinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hendbollistet e reja premtojnë prezantim të denjë në Botëror
-
Hendbollistet e reja të Kosovës në garë me top-përfaqësueset në Botërorin në Kinë
-
Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror të hendbollit
-
Kurti viziton Përfaqësuesen para finales me Turqinë: Pas jush është një komb i tërë
-
Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër