Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si i burgosur politik Adem Demaçi frymëzoi e inspiroi breza të tërë të veprimtarëve si askush tjetër.
“Në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës përulemi para veprës e jetës së tij. Ishte i gjithkujt përveç se i vetës së tij dhe të gjithë ne i kemi aq shumë borxh”, ka thënë ai.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Adem Demaçi dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet për hir të popullit.
Artikuj të ngjashëm
-
Adem Demaçi – udhërrëfyes i lirisë për shqiptarët
-
Konjufca e Kurti e cilësojnë Demaçin si figurën më të shquar shqiptare në ish-Jugosllavi
-
Krerët e shtetit nderojnë ish-presidentin Rugova e Demaçin në 24-vjetorin e çlirimit
-
Kurti: Demaçi njëri ndër personat frymëzues për mua dhe LVV-në
-
Qeverisë i kërkohet themelimi i institutit “Adem Demaçi” në 84-vjetorin e lindjes së veprimtarit