Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Prekaz, e quajnë kryeqytet të kryengritjes e atdhedashurisë

Foto: KOHA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuriti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në Prekaz.

Bashkë me ta ishin edhe ministra e zëvendësministra të kabinetit qeveritar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot kanë bërë homazhe në Prekaz, në kryeqytetin e kryengritjes për liri.

“Në 12-vjteorin e shpalljes së pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka thënë ai.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se sot ishin për të nderuar në këtë 12 vjetor komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen e tij.

Edhe Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz Arbëri Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz

Ajo ka thënë se është pikërisht ky vend që dëshmoi atdhedashurinë

Këto homazhe po bëhen për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.